Prindërimi Pozitiv dhe Menaxhimi i Sjelljeve

5

Prindërimi Pozitiv dhe Menaxhimi i Sjelljeve

Event Date:

March 19, 2025

Event Time:

10:00 am

Event Location:

Në këtë webinar, do të diskutojmë mënyrat për të kuptuar dhe menaxhuar sjelljet e fëmijëve tuaj. Do të eksplorojmë strategji për të ndihmuar fëmijën tuaj të rritet i shëndetshëm dhe pa trauma, duke përfshirë menaxhimin e situatave të vështira si tejlodhjet, tantrumat dhe bullizimi. Do të flasim gjithashtu për krijimin e një mjedisi të sigurt fizikisht dhe psikologjikisht për fëmijën tuaj.

Temat që do të trajtohen:

  • Kuptimi i sjelljeve, reagimeve dhe veprimeve të fëmijëve dhe si t’i menaxhoni ato.
  • Menaxhimi i sjelljeve specifike dhe ofrimi i mbështetjes së duhur për fëmijën.
  • Rritja e fëmijëve pa trauma dhe e shëndetshme që nga vitet e para.
  • Krijimi i një mjedisi të sigurt fizikisht dhe psikologjikisht.
  • Trajtimi i konflikteve midis fëmijëve dhe bullizimi.
  • Përballja me vendime të rëndësishme në interes të fëmijës.
  • Ndihma për fëmijën në situata në kopsht dhe shkollë.
  • Menaxhimi i situatave të ndryshme duke pasur parasysh nevojat e fëmijës.
  • Rëndësia e kohës cilësore dhe komunikimit midis prindit dhe fëmijës.
  • Pse të merrni pjesë?
    Ky webinar është krijuar për të ndihmuar prindërit të kuptojnë dhe të menaxhojnë më mirë sjelljet e fëmijëve të tyre. Do të mësoni strategji praktike për të ndihmuar fëmijën tuaj të rritet i sigurt dhe i dashur, duke përmirësuar marrëdhënien tuaj me të.Regjistrohuni tani për të rezervuar vendin tuaj!
    Ju lutemi, na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj në këtë webinar ekskluziv.

Register Now:

Ticket type: Ticket Qty: Per Ticket Price:
Regular/Standards ticket
8 Left:
£20.00
Quantity: Total

Event FAQs

Çfarë është ky webinar?

Ky webinar është një sesion online që fokusohet në prindërimin pozitiv dhe menaxhimin e sjelljeve të fëmijëve. Do të diskutojmë mënyra për të kuptuar dhe menaxhuar sjelljet e fëmijëve, si dhe strategji për të ndihmuar fëmijën tuaj të rritet i shëndetshëm dhe pa trauma.

Kush mund të marrë pjesë në këtë webinar?

Webinari është i hapur për të gjithë prindërit dhe kujdestarët që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth prindërimit pozitiv dhe menaxhimit të sjelljeve.

A do të ketë mundësi për pyetje dhe diskutim gjatë webinarit?

Po, do të ketë një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh pergjate webinarit ku do të mund të bëni pyetje dhe të merrni pergjigje te personalizuara individuale

Total Seats: 10 | Left: 8

Event Schedule Details

  • March 19, 2025 10:00 am 11:30 am
Share This Events:
Add Calendar
Scroll to Top